Shkodër, turizmi malor, Ambasadori zviceran: Do mbështetim zonat me potencial

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Zhvillimit Urban, Gjermeni dhe Ambasadori zviceran Graf janë takuar me kryebashkiakët e veriut në Malësinë e Madhe. Si një nga vendet që mbështet potencialet turistike të zonave malore, Graf tha se i japin dinamizëm ekonomisë. Ndërsa Ministrja e Zhvillimit Urban, e cilësoi sfidë më vete zbatimin e planeve vendore.
Brenda këtij viti, Bashkitë kryesore në vend do të kenë të miratuara planet vendore. Gjatë tryezës së organizuar me mbështetjen e Ambasadës zvicerane në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku merrnin pjesë kryebashkiakët e veriut, Ministrja e Zhvillimit Urban theksoi se sfida më e madhe do të jetë zbatimi i tyre.
Eglantina Gjermeni:?Hartimi i planeve vendore është një proces historik. Flasim për plane që nuk u bënë për më shumë se 20 vite, e që tani janë dokumente strategjikë që do të na shërbejnë për zhvillimin e zonave ku jetojmë. Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV) është një instrument shumë i rëndësishëm, i cili do të përcaktojë vizionin dhe rregullat, për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve urbane dhe rurale. Në këtë këndvështrim, do kërkoja maksimalisht që nga bashkia dhe ekspertët e përfshirë nëpërmjet donatorit, si dhe me monitorimin nga AKPT, të ndërtohet një proces shumë gjithëpërfshirës konsultimesh dhe marrje mendimesh nga të gjithë aktorët dhe grupet e interesit?.
Ambasadori zviceran, Christoph Graf, thellimin e reformës për decentralizimin e pushtetit vendor, e sheh si domosdoshmëri të zhvillimit socio-ekonomik të Bashkive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/turizmi-malor-ambasadori-zviceran-do-mbeshtetim-zonat-me-potencial/

Share This Video


Download

  
Report form