Magjia e alpeve dhe turizmi malor

RTV KLAN 2018-07-13

Views 1

Edhe pse në pikun e sezonit veror, turzimi malor shihet si një atraksion për turistët vendas dhe ata të huaj.

Por sa e gatshme është Shqipëria të kthehet në destinacionin kryesor në rajon për këdo që pëlqen alpet shqiptare?  Operatorët turisitikë krahas nevojës dhe paketave lehtësuese, kërkojnë që investimet të jenë në funksion të ruajtjes së natyrës.

?Duhet mbrojtur ambienti se çatitë me dru po zëvendësohen me çati me alumin dhe të këtë paketa të arsyeshme...Energjia elektrike në Austri në zona të ngjashme alpine ishte 4 lekë, ndërsa ne 7 lekë. Kjo duhet parë. Sfidë për ne është edhe krijimi i resorteve që të funksionojnë gjatë gjithë vitit?, tha Zak Toptuzi, kryetar i Shoqatës së Turizmit.

Edhe për Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi bukuritë mahnitëse që ofrojnë alpet shqiptare nuk mjaftojnë për t?i kthyer ato në atraksionin unik në rajon.

?Të shtojmë hoteleri turizëm në zonat e alpeve, por të jemi të qartë që ajo hapësirë të ruhet pasi magjia e saj mund të prishet me investime të pamenduara... Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka një paketë të plotë investimesh, por që do jenë tradicionalë në infrastrukturë që do i pranojë natyra e asaj zone?, tha Blendi Klosi, Ministër i Turizmit.

Klosi tha se krahas guidave që promovojnë bukuritë e alpeve nevojiten edhe tarifa më ekonomike nga ana e operatorëve.

Share This Video


Download

  
Report form