Partia Demokratike akuzoi sërish sot se pas rritja e fashës së grupmoshës për kontrollin shëndetësor falas, fshihen abuzime financiare. Kryetarja e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se çdo vit në xhepat e zyrtarëve do të shkojnë 5 milionë euro.
"Edi Rama ka pranuar dje dështimin e check-up, ai ka pranuar publikisht se i ka dhënë Vilmës 5 milionë euro më shumë ne vit se sa nevojiteshin për analizat. Ministria e Shendetesise deklaroi se me të njëjtin fond që i kanë dhënë Vilmës, do të bëhen analizat edhe për 350 mijë qytetarë më shumë, duke rritur fashën e grupmoshës, duke e shtrirë nga 35 deri në 70 vjeç. Pa e kuptuar, Rama ka pranuar qe kontrata e firmosur me koncesionarin është abuzive, pasi kanë përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh për të cilët Vilma paguhet pavarësisht nëse i bëjnë apo jo analizat. Shifra e vendosur në kontratë ( 475 mijë) është abuzimi real. Nuk është e bazuar në studim apo analizë shkencore.