Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Shishtaveci, akuzave të opozitës, për mungesën e investimeve në tre vitet e kësaj qeverisje.
Gjatë një takimi me fermerët, Rama u shpreh se ata që akuzojnë sot, kanë qenë në pushtet për 25 vite dhe kanë bërë më shumë dëme sesa punë. Kreu i qeverisë theksoi se PD po tenton të helmojë shqiptarët me dëshpërimin e saj. Nga Kukësi, një zonë e cila tradicionalisht voton të djathtën, Rama tha përmes batutave se nuk pret tifozllëk për të, por ai la të kuptohej se pavarësisht kësaj, do t'i fitojë sërish zgjedhjet edhe në 2017-ën.
"Unë me Partizanin jam, këtu s'kam shpresë të ketë tifozllëk për mua, por Partizani do fitojë, kjo kuptohet", tha Rama.
Kryeministri thumboi edhe Ben Blushin, duke shfrytëzuar një debat mes fermerëve se kush do të marrë fjalën i pari. ?Ti që flet kaq shumë do me bë parti të re, mos të njifshin do thoshin hajt ta ngjojmë, por s?të dëgjon njeri se të njofin?, ndërhyri Rama.
Duke iu rikthyer edhe njëherë shqetësimeve të banorëve, Rama theksoi se konfliktet për pronat kanë sjellë 8 mijë vrasje e plagosje në 25 vite.