Report Tv - 12 persona nën hetim, Kreu i PD në Kukës: Rama të ketë kujdes, i ka ditët e numëruara

Report TV 2019-05-24

Views 2

Lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga militantë të PD në Kukës, të cilët kundërshtonin vizitën e kreut të qeverisë atje dhe procedimet penale të bërë nga policia për 12 qytetarë ka reaguar edhe kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati. Ai thotë se nuk është më lajm fakti që procedohen 12 persona sepse protestojnë ndërsa shtoi protesta e djeshme ishte model qytetarie. Rexhamati u shpreh se Edi Rama e tregoi veten duke ikur me helikopter ndërsa shtoi se ai duhet të ketë kujdes sepse protestat do të vijojnë.

"Sot unë jam para jush për të falenderuar të gjithë qytetarët e Partisë Demokratike që dje ishin në një sinkron për të protestuar kundër kryeministrit në ikje Edi Rama. Edi Rama tashmë e ka mbushur kupën që mos të jetë më asnjë ditë i pranishëm jo vetëm në Kukës por në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk mund të vijë në Kukës në një kohë që ka vendos traun te Rruga e Kombit dhe kur të gjitëh konscensionet shfrytëzojnë pasuritë e Kukësit, dhe të trumbetojë në aeroportin që është dhuratë për qytetarët e Kukësit. Është dhuratë për mikpritjen 1999 kur vëllezërit tanë kosovarë depëtroheshin me dhunë nga trojet e tyre. Jemi më të vendosur se kurrë që të kthejmë normalitetin dhe sigurinë në vend.

Unë nuk besoj se ëhtë lajm se ky model qeverisës me polici se paska proceduar 12 persona. Nuk mund të ushtrojë në Kukës dhunë dhe presion Edi Rama. Kuksianët e treguan veten dje dhe Edi Rama e tregoi sa trim është duke ikur me helikopter. Ai hakmerret duke dhënë urdhër për procedim por kuksianët janë të lirë të protestojën dhe të mos nëpërkëmben nga një qeverisje e Edi Ramës. Ne kurrë nuk kemi pasur frikë nga policia, ne kemi respket ndaj ligjit. Edi Rama është diktatori i fundit dhe i ka ditët e numëruara. Ai tenton të dhunojë qytetarët përmes dhunës. Protesta ishte model, ku qytetarët kishin dalë pa një thirrje politike. I takonte opozitës t'i printe protestës për të ndaluar agravimin e saj. Ne kemi qenë tolerantë që të mos agravonte situata. Nëse do kishte drejtësi ne do merrnim lëvdata. I themi Edi Ramës, me kuksianët duhet të ketë kujdes. Thirrja Rama ik e gjeti vendin në Kukës dhe ai iku si frikacak. Ne do protestojmë ashtu si e meriton një kryeministër ordiner si Edi Rama", u shpreh Rexhmati.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS