Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas diskutimeve disa mujore, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi me konsensus paketën ligjore të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, që synon t?i japë zgjidhje një ndër problemeve kryesore të ekonomisë, kredive të këqija.
Ligji i ri i falimentit, dhe ndryshimet në kodit civil dhe kodin e procedurës civile, së bashku me ndryshimet në ligjin për përmbarimin, parashikojnë thjeshtimin e procedurave të ekzekutimit të kolateralit.
Urdhëri i ekzekutimit do të përmbajë detyrimin e saktë që ka debitori ndaj sistemit bankar ndërsa ankandet për shitjen e kolateralit parashikojnë ulje të vlerës deri në 50 për qind në ankandin e tretë. Misnitria e Drejtësisë po punon dhe për ndryshime të tjera në ligjin për përmbarimin, për të rregulluar dhe marrëdhënien ndërmjet qytetarëve.
Vasili: ?Mijëra njerëz me lloj lloj problemesh, mora simbolikisht dhe metaforikisht pensionin ushqimor, por ka dhe të tjerë që kanë probleme pronash, vlera e të cilave kalon edhe ca kredi bankash, i kalon tre a kater herë. Nuk është kaq e thjeshtë çështja. Ky ka për të likuiduar një kredi njëqind mijë Euro, ai ka një pronë që vlen 200 ? 300 mijë Euro?.
Arben Isaraj: ?Sot po merrem me përmbarimin e të pasurve. Sigurisht nesër do të keni përpara projektin se ç?do ndodhi me përmbarimin e shtresave në nevojë, për të cilën e gjithë shoqëria shqiptare është e shqetësuar?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kredite-e-keqija-komsioni-i-ligjeve-miraton-paketen-me-6-ligje/