Meta optimist per negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, miratimi me konsensus i ndryshimeve kushtetuese, jep shpresë për një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim.?Ne arritëm me konsensus të miratojmë paketën e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi. Tani po miratojmë ligjet kryesore për zbatimin e saj. Ne shpresojmë që në nëntor të marrim një rekomandim pozitiv, nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe më pas shpresojmë dhe nga Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor. Integrimi evropian është një instrument, është një nxitje për transformimin e shoqërisë tonë, nuk është një qëllim në vetvete.?Nga Greqia, ku u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë, ai tha se reforma në drejtësi, synon forcimin e shtetit ligjor dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve.?Çështja kryesore ka qenë reforma në drejtësi, që ka të bëjë përveçse me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit, kundër korrupsionit edhe me përmirësimin e funksionimit të institucioneve, të një klime më të mirë të biznesit, rritjes së investimeve vendase dhe të huaja, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me integrimin evropian të Shqipërisë.?Shqiptarëve që jetojnë në vendin fuqi, kryeparlamentari, i shoqëruar nga nje grup deputetësh, u garantoi përmirësimin e shërbimeve konsullore.

Share This Video


Download

  
Report form