Basha: Shqipëria, hambar droge - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Lulzim Bashën, të dhënat e raportit të Guardi di Finanza, për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, tregojnë qartë kriminalizimin e pushtetit. Në një takim me strukturat partiake të degës 9 në Tiranë, kreu i PD-së tha se pa zbatim të ligjit të dekriminalizimit nuk mund të ketë siguri për qytetarët.?Po të vesh Artur Bushin kryetar të Bashkisë së Krujës, çfarë tjetër mund të presësh përveçse mbulimin e Bashkisë së Krujës nga droga dhe ndërtimin e aerodromeve të drogës në Bashkinë e Krujës? Po të kesh Artur Bardhin në Kurbin, Elvis Roshin në Kavajë, Armando Prengen në Laç, Arben Ndokën në Lezhë e kështu me radhë nga jugu në veri, çfarë tjetër mund të presësh? Kriminalizimi i shtetit nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri i parapriu kthimit të Shqipërisë në një hambar droge. Kjo do të thotë se pa zbatuar reformën më të rëndësishme në vend ligjin e dekriminalizimit, ne nuk mund të ecim përpara, nuk mund të ketë as zgjedhje, as procese të tjera normale. Siguria mirëqenia janë në rrezik.?Plani i Rames, sipas kreut të opozitës, është që me paratë e krimit, drogës dhe plehrave të mund të blejë votën e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.?Gjithçka ka bërë këto tre vite ka qenë kundër interesit të qytetarëve. Me klimën asfiksuese ndaj biznesit, ndaj punëdhënësve që ka shkatërruar mijëra vende pune në vend që të hapte qoftë dhe një të vetëm të ri; me kthimin e shëndetësisë shqiptare në mesjetë përmes koncesioneve korruptive dhe hajdutërisë së Ilir Beqës me Edi Ramën; me shkatërrimin e sistemit arsimor, duke djegur ëndrrat e mijëra maturantëve. Ndaj kanë vendosur një aleancë të hapur me drogën, me krimin, me mafian ndërkombëtare të plehrave.?Në takimet që po zhvillon me strukturat e partisë, Basha nuk ka lënë pa pranuar edhe gabimet që demokratët kanë bërë gjatë qeverisjes 8 vjeçare.

Share This Video


Download

  
Report form