http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka dale para medias, pasi ka marre zyrtarisht nje kopje te raportit te Guardia di Finances dhe sipas Bashes, ky raport qe pasqyron realitetin vetëm 17% te territorit, fakton se sipërfaqja e drogës ne Shqipëri është pesëfishuar. Basha ka analizuar faktet qe sipas tij, çojnë ne konkluzionin se Shqipëria ka prodhuar nje sasi shume te madhe droge. Basha ka theksuar se sipërfaqja e kultivimit te drogës është shumëfishuar; asnjë prej bosëve te drogës nuk eshte arrestuar, por policia ka kapur vetëm rojet, qeveria nuk ka reaguar ndaj paralajmërimeve te opozitës e te gjitha keto se bashku te çojnë ne përfundimin se qeveria eshte pjese kësaj afere. Pikërisht per ketë arsye, lideri i opozitës ka kërkuar largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit te Brendshëm. Sipas Bashes, përballë këtij shteti narko trafikant, e vetmja zgjidhje është qe qytetaret te ngrihen per te rrezuar këtë regjim.