Basha: Rama, njeriu i fasadave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fasadat për te mashtruar popullin, sipas opozitës, janë investimi i vetëm i qeverisë Rama. Dhe teksa fliste para banorëve të Patosit, lideri demokrat Basha ka sjellë shembullin e palmave të mbjella ne superstradën Tirane - Durrës.?Miliona lek, euro, dollarë, kanë harxhuar këtë vit për palma, për pllaka që vijnë e shtrohen e hiqen prapë, me dhjetra herë, ndërkohë që nuk ka ujë, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka kanalizime, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka punë, nuk ka punësim, ilaçet janë më të shtrenjta, pensionet janë më të ulëta, fuqia blerëse ka rënë, listat shtohen, dhe këta mbjellin palma. Palmat janë skema e tyre e korrupsionit. Është mënyra se si vjedhin taksat tona, është mënyra se si vjedhin taksat tuaja, që i kanë nxjerrë me forcë duke u marrë edhe kacidhen e fundit të pamundurve?.Teksa prezantoi kandidatin e PD per Patosin, Luan Mustafaj, Basha u bëri thirrje qytetarëve të ndalin me votë politikën e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve.?Rrugëdalja nuk mund të jetë as largimi nga Patosi, as ulja e kokës, as shitja e dinjitetit për një thes me miell, apo 10 mijë lekëshi, apo 20 mijë lekëshi, që j?ua kanë vjedhur shumëfish dhe vijnë j?ua sjellin me pikatore natën e votimit. Zgjidhja është vota. Të djathtë e të majtë janë të bashkuar, për t?i thënë ndalë këtij kursi të marrëzisë, këtij kursi të çmendur, këtij kursi inkriminimi, këtij kursi të varfërimit të popullit dhe pasurimit të qeveritarëve. Kjo është zgjedhja që kemi më 21 qershor?.Kreu demokrat ka prezantuar edhe kandidatët për kryetarë Bashkie edhe në Skrapar dhe Poliçan.

Share This Video


Download

  
Report form