Kosova kapitullon përballë Kroacisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kroacia ktheu me këmbe ne toke kombëtaren e re te Kosovës, teksa e shpartalloi me rezultatin e thelle 6-0 ne ?Loro Boriçi? ne sfidën e dyte eliminatore te vlefshme per Grupin I. Një shpartallim total qe ne pjesën e pare per skuadrën e teknikut Bunjaki qe pësoi tre gola me protagonist Mario Manxhukiç. Me nje rezultat te tille, reagimi i dardaneve ishte i pamundur duke pësuar edhe tre gola ne pjesën e dyte Mitroviç, Perisiç dhe Kaliniç. Kroacia mban vendin e pare tashme me 4 pike ne kete grup se bashku me Islandën qe nga ana e saj ne nje ndeshje triler mundi Finlandën 3-2. Puki zhbllokoi shifrat për miqtë, Arnasan arriti barazimin provizor përpara se Lod ta mbyllte pjesën e pare ne favor te finlandezeve. Me fillimin e pjesës se dyte, ishulloret humben nje penallti me Sigurdson, por fati u kishte rezervuar nje mbrëmje magjike ne 6 minutat e shtesës. Finbogason ne minutën e 91 ktheu gjithçka ne baraspeshe me golin e tij, ndërsa ne te 96 Sigurdson i dha tre piket Islandës. Ndërkohe, takimi mes Turqisë dhe Ukrainës ne Konia u mbyll ne barazim 2-2. Skuadra e Andri Shevcenkos shënoi dy gola ne harkun kohor te tre minutave ne pjesën e pare. Fillimisht Jarmolenkko ishte i sakte nga pika e bardhe ndërsa Kravec ne minutën e 24 dyfishoi shifrat. Ne minutën e pare te shtesës ne këtë pjese, Tufan futi përsëri Turqinë ne loje me golin e tij, ndërsa njeriu qe i dha barazimin ishte Calhangolu me penallti 9 minuta nga fundi.

Share This Video


Download

  
Report form