Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i vetmi bilanc në tre vite qeverisje i Kryeministrit Rama është kriminalizimi i shtetit, kanabizimi i vendit dhe varfërimi i shqiptarëve. Nga Gramshi ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, Basha e akuzoi Kryeministrin Rama se po tenton të asgjësojë edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.