Presidenti kthen në Kuvend ligjin e mbetjeve

RTV KLAN 2016-10-24

Views 0

Pas debateve të shumta lidhur me miratimin e ligjit të shumë përfolur të mbetjeve, Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka vendosur të mos e dekretojë këtë ligj, duke e kthyer atë sërish për shqyrtim në Kuvend.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Presidecës, ku janë renditur edhe 3 arsyet krysore të këtij vendim. Së pari, Presidenti thotë se ai bie në kundërshtim me Direktivën e Parlamentit dhe Këshillit Europian, sipas të cilës duhet të zbatohet parimi i ?vetëmjaftueshmërisë dhe afërsisë? dhe për më tepër nuk është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form