Ora News - Presidenti kthen në Kuvend ligjin e Teatrit Kombëtar

Ora News Lajme 2018-07-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar (nr.37/2018) duke e quajtur si ligj që "cenon jo vetëm parimin e sigurisë ligjore, por ai trondit edhe stabilitetin/ligjor aktual, mbi të cilin rregullohen marrëdhëniet e pronësisë dhe zhvillimit të saj, referuar akteve ligjore në fuqi".

Në njoftimin e publikuar në faqen e presidencës thuhet se presidenti ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 ?Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar?. dhe fton Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin

"Presidenti i Republikës çmon se ky ligj, i paraqitur për shpallje, nuk është në përputhje me parimet kushtetuese, aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar; gjithashtu fryma e këtij ligji shkon në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare.

Me qëllim respektimin e parimeve kushtetuese dhe për të garantuar që rendi juridik i normave të legjislacionit shqiptar, është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë dhe askush nuk mund të ketë një trajtim të parapëlqyer nga qeveria nëpërmjet Kuvendit, duke vënë në shfrytëzim dhe tjetërsuar pasuri publike me rëndësi historike të vlerave të artit dhe kulturës të shtetit shqiptar, kam vendosur ta kthej për rishqyrtim në tërësi ligjin nr.37/2018 ?Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ?Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenti-kthen-ne-kuvend-ligjin-e-teatrit-kombetar

Share This Video


Download

  
Report form