Kryeministri Edi Rama ka folur me lëvdata sa i përket sistemit arsimor në Shqipëri. Në një takim me mësuesit, që pavarësisht se ditë e hënë dhe duhet të ishin në shkolla duke dhënë mësim, shefi i qeverisë tha se në këto tre vite qeveria ka qenë duarlidhur për shkak të borxhit të lënë nga qeveria e kaluar.