Çështja “CEZ” në Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzoi në Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme për pushimin e hetimeve në lidhje me kompaninë çeke të ÇEZ-it. Por nen akuze janë edhe Ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri, per demin e pretenduar ndaj buxhetit si dhe avokatja e shtetit Alma Hicka. Sipas KLSH, Prokuroria duhet të kishte bërë një hetim më të thelluar për rastin CEZ, e jo të pushonte hetimet, pasi pasojat financiare mbi këtë veprim rënduan mbi qeverinë shqiptare duke paguar 100 milion euro për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me kompaninë çeke. Përfaqësues te KLSH thane gjithashtu se Gjiknuri dhe Hicka, kane shpërdoruar detyrën, pasi ata ishin pjese e negociatave qe zgjidhen me mirëkuptim mosmarrëveshjen me kompaninë CEZ. Por kjo sipas KLSH i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 479 milionë eurosh. Por përfaqësuesi i organit te akuzës, Arben Kraja, mohoi pretendimet e KLSH pasi tha se qeveria kishte nxjerrë më herët një VKM, qe i hapi rruge zgjidhjes me mirëkuptim te çështjes me çekët e CEZ, e në këtë mënyrë, ministri nuk mund të dalë mbi ekzekutivin. Në të njëjtën linjë ishin edhe dy mbrojtësit e Gjiknurit, Maks Haxhia dhe Theodhori Sollaku, te cilët kërkuan përjashtimin e Gjiknurit nga hetimet për shpërdorim detyre. Relatori i çështjes, Tom Ndreca, caktoi 24 tetorin si ditën kur do të japë vendimin mbi akuzat e ngritura nga KLSH

Share This Video


Download

  
Report form