http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te treten here brenda dy muajve, deputeti Mark Frroku është risjelle me pranga ne duar ne Gjykatën e Larte. Edhe këtë here, shkak është bere kërkesa e tij dhe avokateve për te revokuar masën e sigurisë ?Arrest ne shtëpi? te mbetur ne akuzën per kallëzim te rreme, ne lidhje me atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi dhe Mehill Fufi. Dy avokatet Genc Gjokutaj dhe Saimir Visha i kërkuan Gjykatës revokimin e kësaj mase, pasi ne kushtet ku Frroku ndodhet ne burg për nje tjetër vepër penale, qe dyshohet se është kryer ne Belgjike, ?arresti ne shtepi? është i pazbatueshëm. Pasi i tërhoqi për vendim, Gjykata vendosi te rrezoje kërkesën e deputetit si te pabazuar. Vete deputeti, nuk ka komentuar vendimin. Dy avokatet e tij deklaruan se do te vijojnë betejën ligjore ne Gjykatën Kushtetuese. Sipas avokateve, deputeti Frroku ndodhet ne gjendje te renduar shëndetësore dhe për këtë arsye, ndodhet i shtruar ne spitalin e burgut ku i është nënshtruar një terapie.