Sot në fushë Juventus, Real, Dortmund & Tottenham - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ora e se vërtetës per Juventus ne javën e trete te fazës ne grupe te Uefa Champions League. Pas nje barazimi dhe nje fitoreje, ?Zonja e Vjetër? perballet ne France me Lion qe ndodhet vetëm 1 pike larg krahëve te tyre ne Grupin H, nje ndeshje vendimtare per te ardhmen ne turneun prestigjioz te Europes. Manxhukiç është mungesa e Alegrit, i cili gjithsesi nuk ka probleme ne sulm me dyshen fantastike Dybala Higuain. Ndërkohe ne prapavije Kielini do te zëvendësohet nga Benatia qe do te beje treshen me Bonucin dhe Barazagli. Ndeshja do te jete emocionuese edhe per Pjaniç, i cili rikthehet ne Lion aty ku mbrojti ngjyrat e kesaj skuadre nga viti 2008-deri ne 2011-en. Ne takimin tjetër, Dinamo e Zagrebit pret andaluzet e Seviljes. Ne Grupin F, Borusia Dortmund me mjaft mungesa është mysafire ne Zhoao Alvelade kundër Sportingut. 10 emra për gjermanet te formacionit baze mes te cileve Rojs, Papastathopulos, Castro Bender, Guereiro, Pizek, Shmelzer dhe Shurrle. Ndërkohe Reali i Madridit ka mundësinë e shkëputjes ne Grupin F, teksa pret ne shtëpi Legian e Varshaves. Një përballje per jete a vdekje ne grupin e mes Bajer Leverkusen dhe Totenhem Hotspur. Mungesa e madhe per londinezet vazhdon te jete Hari Kein, te cilit tashme i është bashkuar edhe Aldervireld. Ne takimin tjeter Monako është mysafire ne Moske kundër CSKA. Ne Grupin G, Leicster i Ranierit kërkon fitoren e trete radhazi kete here kundër Kopenhagen ne shtëpi ndërsa Bryzh me zero pike ne këtë grup pret ?dragonjtë? e Portos. Keto takime te apasionuarit e futbollit do te kenë mundësi t?i ndjekin live dhe ekskluzivisht ne platformën Tring ndërsa menjëherë pas këtyre sfidave ne emisionin kushtuar eventit prestigjioz edhe ne Vizion Plus, do te transmetohen te gjitha golat dhe rastet me te pastra te 8 takimeve te mbrëmjes.

Share This Video


Download

  
Report form