Skënderbeu dhe Kukësi sot ne fushe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skënderbeu ka rastin sonte ne mbrëmje ne orën 20:00 te hape një kapitull te ri ne historinë e futbollit shqiptar duke tentuar për here te pare fazën e grupeve te Uefa Europa League. Ne stadiumin "Qemal Stafa" skuadra shqiptare e drejtuar nga tekniku Mirel Josa do te luftojnë për 90 minuta te përmbysin shifrat 0-1 te takimit te pare kundër Cernomoretc Odesa. Për numrin një te pankines korçare, sfida është shume e vështire ndërsa rezultati i pare është i rrezikshëm për vazhdimësinë pasi një gol i pësuar do te ishte fatal. Ndërkohë Skënderbeu ka rikuperuar plotësisht kapitenin Shkëmbi i cili premton se formacioni korçar do te përpiqet gjate këtyre 90 minutave te përmbyse rezultatin pavarësisht se nuk pritet ta gjejnë rrjetën aq shpejt si ne takimin kundër kazakeve te Shaktar. E vetmja mungese për Skënderbeun është Pero Pejic i pezulluar ndërkohë tekniku Josa ka beret e ditur se ndaj ukrainasve te Cernomoretc mund te luhet edhe me tre sulmues. Ndërkohe ne orën 18:30 Kukësi zhvillon i pari takimin e kthimit te vlefshëm për raundin Playoff te Uefa Europa League kundër Trabzonspor. Takimi i pare ne "Qemal Stafa" ka përfunduar me rezultatin 0-2 për turqit gjithsesi stafi dhe skuadra kuksiane pavarësisht shpresave te pakta për një kualifikim kane premtuar te luajnë ashtu siç kane dhuruar emocione ne tre turet e mëparshme te këtij turneu.

Share This Video


Download

  
Report form