Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vit nga dëmtimi i rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë, nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Segmenti vijon të jetë i kalueshmë më një sens, ndërkohë që rikthimi i reshjeve pritet të rrisë edhe më shumë përmasat e dëmit. Autoriteti rrugor shqiptar shpjegon se pritet që brenda vitit të nisë ndërhyrja, sapo të alokohen fondet.
Aksi Elbasan-Librazhd në pjesën e dëmtuar në Xibrakë, vijon të jetë i kalueshëm për automjetet me shumë vështirësi vetëm në një sens. Pothuajse një vit nga dëmtimi si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të dendura të lumit, në këtë rrugë nacionale nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
Gjendja e rruges, është tejet e rënduar dhe një burim i vazhdueshëm aksidentesh, ku sipas të dhënave të policisë rrugore, pothuajse çdo ditë ka raste mjetesh që përplasen me bordurat anësore të betonit.
Mungesa e sinjalistikës paralajmeruese se ky segment rrugor është i dëmtuar, është nje tjeter shkak per aksidente.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ende-asnje-nderhyrje-ne-rrugen-e-xibrakes-burim-aksidentesh/