Rruga e Llogarasë është më e frekuentuara, sidomos gjatë verës. Por prej 6 vitesh segmenti i Dukatit prej 1 kilometer është më problematiku dhe që torturon pushuesit që zbresin dhe vijnë nga jugu.Pak kohë më parë aty u bë një investim sipërfaqësor, por situata mbetet problematike. Madje drejtuesit e mjeteve rrezikojnë edhe jetën, sidomos natën, pasi zona nuk ka as ndriçim.