Rreth 1.4 tonë drogë është sekues" />
Rreth 1.4 tonë drogë është sekues"/>

Ora News – "Krehet" Shkodra, Vlora e Gjirokastra: Sekuestrohen mbi një ton drogë

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1.4 tonë drogë është sekuestruar dhe mbi 8 000 mijë bimë janë asgjësuar gjatë superoperacionit që policia ndërmori gjatë ditës së mërkurë thuajse në të gjithë vendin.
300 forca policore, kryesisht efektive te FNSH-së, antidrogës, si dhe të komisariateve vendore kanë kryer 12 operacione gjatë të cilëve 17 persona janë proceduar, nga të cilët 8 persona kanë përfunduar në pranga. Gjithashtu janë sekuestruar edhe armë.
Sasia më e madhe e drogës është sekuestruar në qarkun e Gjirokastrës, me rreth 700 kilogram.
Operacionet janë zhvilluar: 2 në Shkodër, 5 në Gjirokastër, 1 në Port Durrës, 1 në Krujë, 2 në Vlorë, 1 në Mat.
Ndërko FNSH dhe Policia Kufitare po vijojnë patrullimet në kufirin jeshil e blu për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike. Operacionet do vijojnë.
Operacionet në qarqe
Ne Gjirokaster pasdite policia informon se në Qarkun Gjirokastër vijojnë Operacionet anti Cannabis. Sekuestrohet 170 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 2 ne pranga , nje ne kerkim. Droga ishte ne stalle ne proces tharjeje.
Në Vlorë , ndërtuesi arrestohet për 41 kg kanabis në garazh Operacioni u kodua ?Smile?. Lënda narkotike është sekuestruar në garazhin e një pallati. Droga u gjet në thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kg (kilogram), e llojit marijuanë?. Në aksion janë angazhuar rreth 50 efektivë policie dhe operacion po zhvillohet në fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik.
Po në Vlorë gjatë pasdites u asgjesuan 4650 bimë kanabis Policia e Vlorës bën me dije se ka asgjesuar gjatë pasdites së sotme 4650 bimë narkotike kanabis në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe 3 kg kanabis në formë boçesh. Për drogën janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.
Drogë e armë në Shkodër, kapen 92 kg kanabis Policia e këtij qyteti bën me dije se në dy operacione të zhvilluara pasditen e sotme janë kapur 92 kg kanabis. Blutë asgjesuan gjithashtu 250 bimë kanabis dhe u sekuestruan 2 armë zjarri. Në kërkim janë shpallur tre persona, si posedues të lëndës narkotike.
Përmet, sekuestrohen 400 kg kanabis, largohen autorët Lënda narkotike, e cila ishte në proçes tharje u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ?Përroi i fshatit Odriçan?, Njësia administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina. Policia thotë se për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen.
Mat, asgjesohen 310 rrënjë kanabis Një tjetër sasi tjetër bimësh narkotike është asgjesuar nga policia në Mat. Sipas sqaron se në nëj parcelë janë gjetur dhe asgjesuar 310 rrënjë kanabis. Policia ka shoqëruar dy persona për ti marrë në pyetje në lidhje me drogën, ndërsa bima narkotike u asgjesua me anë të djegies.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacion...

Share This Video


Download

  
Report form