Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Kjo shprehje autentike shqiptare mori më shumë kuptim gjatë inaugurimit të çeljes së Konsullatës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, në Mynih.
Ishte Ministrja bavareze për çështjet Europiane, Beate Merk ajo e cila simbolikisht kishte zgjedhur dhuratën më domethënëse të mundshme, bukë edhe kripë.
Me një gjuhë më diplomatike sesa disa ditë më parë kur komentoi vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha se edhe Konsullata në Mynih do të jetë e hapur për të gjithë ata shqiptarë që i thonë bukën bukë, dhe ujit ujë.
Hoxhaj: Simbolika e bukës dhe kripës që na dha ne zonja Merk, Ditmirit dhe mua si Ministër i Jashtëm i Kosovës lidhet dhe me diçka tjetër. Kjo Konsullatë e jona e përbashkët do të jetë Konsullatë për çdo shqiptar ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë. Këta dy Ministra të Jashtëm nuk do të qëndronin, sigurisht i Shqipërisëpo, por i Kosovës jo, as Ambasadori i Kosovës nëse nuk do të ishte këtu baca Rifat dhe familja Jashari. Kjo është dëshmia më e mirë se sa rrugë të gjatë kanë bërë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë vlerësoi çeljen e këtij institucioni si një hap përpara për të qenë pranë qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/celet-konsullata-e-perbashket-shqiperi-kosove-ne-mynih/