Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendosja e shtatores përkujtimore të figurave të shquara shqiptare Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit, bëri bashkë në Prizren krerët më të lartë të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Ilir Meta theksoi se kjo përkujtimore duhet të jetë një thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve në funksion të prosperitetit të tyre.
Meta: Përfitojmë nga ky moment për të bërë thirrje të forcimit, të bashkëpunimit dhe të bashkimit të gjithë shqiptarëve në interes të prosperitetit të kombit tonë.
Duke kritikuar pengimin e lëvizjes së lirë të kosovarëve në Europë dhe me fjalët e Abdyl Frashërit, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të jetë e largët dita kur të huajt të kuptojnë se shqiptarët janë një popull evropian.
Rama: ?Janë të shumtë smirëzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë. Ata kërkojnë të na e grabisin mendimin e ekzistencës sonë. Le të mendojmë dhe të punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshim mes toskëve dhe gegëve. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe formojmë një Shqipëri të bashkuar. Duhet që asnjë pikë e Shqipërisë, asnjë qytet, asnjë fshat shqiptar të mos u jepet vendeve me kombësi të huaja?.
?Do të vijë dita? ? vazhdon më tej Abdyl Frashëri ? ?kur Evropa do të bindet se shqiptarët i shërbejnë çështjes së njerëzimit dhe të qytetërimit më mirë se çdo popull tjetër i Lindjes. Do të mbetemi kurdoherë pararojë e Europës dhe gjithmonë të lidhur me Europën me të cilën kemi afërsi në gjak, ngjashmëri në gjuhë dhe pjesërisht në fe?.
Pavarësisht rrethanave, edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, premtoi se amaneti i heronjve do të shkojë deri në fund dhe shqiptarët nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre.
Haradinaj: Nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë ajo do të bëhet realitet. Kushdo që dyshon se ne nuk do ta ndjejmë rrugën përpara, nuk do ta dimë atë rrugë dhe nuk do të dimë të marrim veprimet e duhura, gabon.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, apeloi që sakrificat e të parëve nuk duhet të lihen mënjanë, por duhet respektuar dhe çuar deri në fund.
Veseli: Jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për atë sakrificë që e kemi pasur dje, sakrificë që e kemi dhënë nga familjarët tanë, nga të afërmit tanë dhe në të njëjtën kohë për të çuar përpara këtë amanet të heronjve dhe martirëve të Kosovës.
Ky takim u zhvillua një ditë para mbledhjes së përbashkët që dy qeveritë shqiptare dhe kosovare do të mbajnë në Pejë përpara festave kombëtare të Pavarësisë dhe Çlirimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prizreni-bashkon-politiken-ne-kosove-dhe-shqiperi