Policia zbardh detaje të reja nga krimi që tronditi Tiranën mbrëmjen e së shtunës.
Nga grupi hetimor mësohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve, por ndërhyrja e bashkëshorteve të tyre, të cilat ishin edhe motra njëkohësisht ka rezultuar fatale, pasi Kasëm Lila ka qëlluar me çifte në drejtim të tyre.
Nga dëshmitë e të afërmve të tyre, mësohet se autori i është nënshtruar dy herë ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa në javët e fundit ai shfaqej tepër agresiv, kjo edhe pas shkëputjes së pensionit të invaliditetit.
Pamundësia financiare e dy vëllezërve që jetonin në të njëjtën shtëpi ka qenë edhe një nga shkaqet e përplasjeve të vazhdueshme mes dy vëllezërve.
Por mbrëmjen e së shtunës ky konflikt precipitoi me një viktimë dhe një të plagosur. Gruaja e autorit Afize Lila ndërroi jetë ndërsa kunata e tij Zyra Lila është jashtë rrezikut për jetën.