Djali i kryebashkiakut të Kurbinit është bërë protagonist i një aksidenti me makina në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë kryqëzimit të Gjormit.
Sipas policisë, Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi në autostradë me mjetin e tij tip Benz me targë AA 111 OU në momentin kur është përplasur me një furgon që po futej në autostradë, ndërsa ky i fundit ka përplasur një makinë të policisë se Lezhës që ishte parkuar anë rrugës dhe po kryente kontrolle me radar.