Djali i kryebashkiakut të Laçit është bërë protagonist i një aksidenti me makina. Sot paradite teksa udhëtonte me makinën e tij, Kevi Bardhi, 20 vjeç ka përplasur makinën e policisë në një aksident automobislitik të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot pranë Gjormit.
Sipas burimeve të policisë në aksident janë përfshirë 3 automjete, mes tyre edhe një makinë e policisë, e cila siç shikohet edhe në fotografi duket se ështe goditur nga pas.
Sipas të dhënave të para nga përplasja kanë mbetur 4 të plagosur, mes tyre edhe një efektiv i policisë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa 3 qytetarët e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë.