Ekspozohet për herë të parë kostumi kombëtar që ka mbajtur në vajzëri Shën Tereza.
Në përvjetorin e ditës së Lumturimit në një ceremoni të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, është ekspozuar kostumi i vajzërisë me motive karakteristike të qytetit te Prizrenit dhe objekte të tjera të saj.
Këtë kostum sipas kuratores së ekspozitës Afërdita Onuzi, Nënë Tereza e ka mbajtur në moshën 16-17 vjeçare.
Ekspozita e organizuar nga Agjencia për zhvillimin rajonal 2 Tiranë ka pjesë të saj 54 objekte, që dëshmojnë trashëgiminë kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek.
XIX dhe fillimi i shek. XX, konkretisht të Shkodrës vendlindja e babait të Nënë Terezës dhe Prizrenit, ku ka lindur nëna e Nënë Terezës.