Report TV - Rriten me 10% pagat e mësuesve Rama: Arsimit, kthesë historike

Report TV 2016-10-17

Views 3

Prej 1 marsit te vitit 2017, mbi 34 mijë mësues në vend do të përfitojnë rritje pagash me 10%. Kjo u bë e ditur në një takim që ministria e Arsimit, e Financave dhe kryeministri patën me mësues sot paradite.

Fillimisht lajmi u dha nga ministrja Nikolla:
"Jemi të vendosur për t?u shkuar reformave deri në fund. Të dashur mësues, ju meritoni respektin maksimal. Qeveria ka vendosur që krahas mbështetjes me trajnim, qeveria ka vendosur që padyshim t?ju mbështesë edhe me rritjen e pagave. Do të jetë ministri i Financave që do të tregojë se sa dhe si do të rriten pagat për mësuesit dhe pedagogët, pedagogët që nuk kanë shënuar rritje page që nga viti 2005".

Share This Video


Download

  
Report form