'Rama po u mohon 34 mijë mësuesve shpërblimin e fundvitit', Boçi: Po reflektohet braktisja e arsimit

Report TV 2018-12-29

Views 0

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat, se kryeministri Edi Rama në vend që t'i jepte shpërblim 34 mijë mësuesve në arsimin parauniversitar, po paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve.

Boçi u shpreh se duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatave. Deputeti demokrat e cilëson më tej qeverinë si vendosëse të një rekordi të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre pesë viteve të fundit.

Mburrja e Edi Ramës se po bën shtet vlen vetëm për mashtrimin e shqiptarëve nëpërmjet makinerisë së tij të propagandës. Në të vërtetë, kryeministri po u mohon 34 mijë mësuesve të Shqipërisë një të drejtë të fituar me ligj.

Mungesa e shpërblimit për mësuesit është reflektim i braktisjes së arsimit nga qeveria. Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi në çdo drejtim protesta e studentëve. Është fakt se buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë.

Është fakt se kjo qeveri nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë, të rinj dhe studentë që kanë braktisur arsimin. Këtë vit u mbyllën 228 shkolla të sistemit parauniversitar. Mësuesit e Shqipërisë dhe sistemi arsimor kanë vetëm një alternativë të besueshme, Partinë Demokratike.

Luçiano Boçi, Deputet i Partisë Demokratike
Deputeti demokrat u shpreh në fund se Partia Demokratike, ndryshe nga Partia Socialiste, ka një vizion të qartë për arsimin që konsiston në; mbështetje financiare, shpërblim dhe rritje pagash për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve dhe stazh të paguar për 10 mijë student çdo vit.

Share This Video


Download

  
Report form