Koalicioni i djathtë ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Kolonjë. Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës, i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste pritet që të zyrtarizojë mjekun Ilia Stefo, si kandidat për bashkinë Kolonjë, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës Dritan Hajro.
Në prezantimin e Hajros, Lulzim Basha ka deklaruar se ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë.
"Kandidati i propozuar nga PAA dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekë është Dritan Hajro.
Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë.