Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, garantoi se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, Boldrini tha se Europa ka nevojë për Shqipërinë.
"Shqipëria ka nevojë për Europën por edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë si një partnere e rëndësishme. Antarësime në BE nuk nënkupton vetëm antarësimin në një hapësirë ekonomike të përbashkët, por nënkupton para së gjithash hyrjen në një hapësirë të lirë me vlera etike e shoqërore të përbashkëta. Eshtë pikërisht kjo që sot harrohet prej disa vendeve anëtarë të unionit, sikurse vumë re edhe në të ashtuquajturën krizë e emigrantëve.
Jetojmë në kohë kritike e pikërisht për të vlerësuar parimet themelerore të BE në shtatorin e kaluar kam qenë nismëtare për deklaratën që nënvizon nevojën e poltiikës së kapërcimit të krizës dhe të tregojmë kujdes më të madh për përmasat sociale. Europa duhet të shndërrohet sërish në një projekt që ngroh zemrat e të rinjve. Europa është projekt i paqes, por e gjitha kjo sot është në provë. E pra të dashur kolege e kolegë, vitin e ardhëshëm në Romë përkujtohet 60-vjetori i traktatve europioane. Nuk kemi nevojë për një Europë gjithnjë e më të mbyllur, por duhet të punojmë me të gjitha forcat tona për të krijuar një Eurpoë më të begatë. Unë kam besim se në Europën e të ardhmes Shqipëria do të luajë rol protagonist", u shpreh Boldrini.