Report TV - Boldrini: Europa ka nevojë për Shqipërinë,mbështetje integrimit

Report TV 2016-10-17

Views 0

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, garantoi se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, Boldrini tha se Europa ka nevojë për Shqipërinë.

"Shqipëria ka nevojë për Europën por edhe Europa ka nevojë për Shqipërinë si një partnere e rëndësishme. Antarësime në BE nuk nënkupton vetëm antarësimin në një hapësirë ekonomik etë përbashkët, por nënkupton para së gjithash hyrjen në një hapësirë të lirë me vlera etike e shoqërore të përbashkëta. Eshtë pikërisht kjo që sot harrohet prej disa vendeve anëtarë të unionit, sikurse se vumë re edhe në të ashtuquajturën krizë e emigrantëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS