Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Athinë në një takim të veçantë nga Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos me të cilin vlerësuan lart stadin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona fqinje. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se vizita e tij në Athinë është në funksion të nxitjes së bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona si kontribut për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe lidhjeve të gjithanshme mes dy vendeve dhe popujve tanë.