Ligji për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, i cili nuk u miratua me 5 ligjet e tjera të enjten e shkuar, nuk do të miratohet as këtë të enjte. Kjo është bërë e ditur nga kreu i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar socialist.
?Dua të sqaroj edhe faktin se ligji i shtyrë nga java e shkuar për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, nuk do të jetë në votim këtë të enjte, pasi ne jemi në negociata me opozitën dhe ende nuk kemi dakordësuar ato pika që PD i ka merak në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë të KLGJ-së dhe KLP-së?,-mësohet të ketë thënë Xhafaj.