Janë 13 projekte që pritet të shndërrojnë Tiranën, duke e kthyer në një metropol të denjë për qytetarët që jetojnë aty cdo ditë, por dhe për të huajt si vizitorë.
Zhvillimi do të përfshijë cdo zonë të Tiranës, duke sjelle kështu përmiresim të jetës se qytetarit por dhe shëndetit. Qëllimi i këtij plani sipas kryebashkiakut Erjon Veliaj konsiston në thithjen e banorëve të zonave të tjera urbane të Shqipërisë, drejt jetesës në kryeqytet. Sepse tha ai, kryeqyteti do të ofrojë të gjitha normat e duhura të jetesës shembull. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se janë bërë 100 dëgjesa deri në realizimin e këtij Plani.