Report TV - Ligji i ri/Mbrojtja e dëshmitarëve përjashtohet Adriatik Llalla

Report TV 2016-10-17

Views 22

Zbardhet një tjetër projektligj nga paketa e 40 ligjeve, parashikuar për t?u miratuar, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Shqiptarja.com publikon draftin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Drafti është përgatitur nga misioni EURALIUS, duke e përshtatur me ndryshimet kushtetuese, ligjet prioritare dhe ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale. Ligjet e reja anti-korrupsion i japin një rëndësi të posaçme rolit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve, si një instrument i rëndësishëm për të goditur krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Megjithatë, fusha e veprimit të draftit në fjalë është vetëm mbrojtja e dëshmitarëve për krime të kryera me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim jo më pak se 4 vjet, në minimum. Ndryshimi kryesor parashikon heqjen e eksluzivitetit të Prokurorit të Përgjithshëm për të propozuar programin e mbrojtjes për dëshmitarin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë. Në ligjin e ri tashmë përfshihet Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të ketë rol kryesor për të propozuar pranimin e një ose të disa personave në programin e mbrojtjes. Janë ndryshuar pikërisht nenet 6 dhe 15 të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndërkaq, me anë të ndryshimit të nenit 9, pika ?b?, kryeprokurorit i hiqet e drejta edhe për të propozuar një prokuror si anëtar në Komisionin për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form