?Unë nuk kam kaq shumë kurajo të tallem kaq keq me detyrën e as të tallem me shqiptarët?. Kështu u shpreh sot gjate një konference për shtyp, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri duke u ndalur tek raporti i Guardia di Finanza për monitorimin, evidentimin e asgjësimin e drogës në Shqipëri, i publikuar një ditë më parë, por dhe akuzat që opozita ka adresuar ndaj tij dhe raportit.
Tahiri tha se shifrat e Guardia di Finanza-s janë të qarta dhe akuzoi opozitën e segmente te medias, qe së bashku me ?disa burime të prokurorisë?, vazhdojnë të hedhin baltë dhe të shpifin ndaj punës së Policisë.