?Pa stabilitet politik nuk ka dhe nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.
Nuk mund të ekzistojë shtrati dhe terreni i qëndrueshëm për të çuar përpara reforma, që përmirësojnë jetën dhe standardet e qytetarëve tanë kudo".
Kështu është shprehur kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë një takim me strukturat politike në Lushnjë dhe në Fier në kuadër të fushatës zgjedhore për Kryetarin.
Meta deklaroi se LSI-ja në mënyrë të qartë ka qenë refuzuese ndaj çdo retorike konfliktuale të panevojshme.