Zëvendëskryeministri për Luftimin e korrupsionit, Lupço Nikollovski pretendon se funksioni i tij nuk dyfishohet me institucionet e tjera që luftojnë korrupsionin. Ai njoftoi se vetëm do t'i koordinojë institucionet qeveritare që në të ardhmen do të duhet t'u përgjigjen më shpejt kërkesave të Komisionit Antikorrupsion.