Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një dalje të posaçme për mediat ka folur sot për sëmundjen e kancerit tek gratë, ku ka thënë se kryeministri Rama dhe ministri Beqaj po bëjnë gati vjedhjen e radhës me koncesionet.
Sipas Vokshit në muajin ndërkombëtar të sensibilizimit përluftën kundër kancerit të gjirit shifrat e grave të prekura janë alarmante.
Ajo ka theksuar se në spitalet e vendit ende ka mungesë të aparaturave dhe medikamenteve për të shëruar këtë sëmundje.