Janë 20.700 maturantë të cilët kanë aplikuar për në Universitet në raundin e dytë.
Sipas Ministrisë së Arsimit, aplikimet janë mbyllur dhe pritet që të dalin listat paraprake të fituesve.
Do të jenë vetë Universitetet ato që do të shpallin fituesit. Udhëzimi i MAS përcakton se fituesit paraprak duhet të shpallen deri në datën 6 tetor dhe më pas u jepet mundësia kandidatëve të bëjnë ankimimet.
Edhe në këtë raund një maturant mund të fitojë disa degë. Më pas nuk do të ketë raunde të tjera dhe Ministria e Arsimit ka gjetur zgjidhjen për të plotësuar kuotat bosh.
Pas raundit të dytë, do të hiqen nga listat ata maturantë që kanë fituar disa degë. Kjo do t?ju japë mundësi maturantëve që nuk kanë fituar.
Nuk do të bëhet më regjistrime, por do të bëhet ulje e vijës së kuqe. Pra nëse një maturant është i 200 në renditjen e degës së Historisë, ai do të ketë mundësi edhe pas raundit të dytë. Pasi në këtë degë mund të ngelen 50 kuota bosh, dhe vija e kuqe do të zbresë, duke u dhënë mundësi të shpallen fitues atyre që nuk kanë fituar.
Sipas të dhënave zyrtare nga vetë Universitet, janë me mijëra kuota të ngelura bosh. Vetëm në Universitetin e Tiranës janë rreth 4 mijë vende të lira, për ata që nuk kanë fituar në raundin e parë.