LSI do të përgatisë ndryshime të tjera në ligjin për Mbetjet. Kryetari i kësaj force dhe njëkohësisht i Kuvendit të Shqipërisë ka ngarkuar ministrat e Drejtësisë dhe mjedisit të draftojnë ndryshimet që rrisin rolin e Shoqërisë Civile në monitorimin e importit të Mbetjeve në territorin shqiptar.
?LSI sikurse e keni ndjekur, z Vasili në emër të grupit parlamentar të LSI, si përgjigje të skepticizmit, kërkoi të zbatohet në respekt të këtij ligji çdo veprim me Shoqërinë Civile. Shoqëria Civile ka mundësitë e kapacitete për të të verifikuar zbatimin e këtij ligji. I kërkova minstrit Koka dhe minstrit Manjani, që ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj, të shoqërohet me iniciativa të tjera konkrete dhe të realizojmë plotësisht monitorimin?.