Në një kohë kur operacionet antikanabis të policisë janë të shtrira në shumë rajone të vendit, shumë pak minuta larg kryeqytetit disa parcela qëndrojnë të pashqetësuar nga askush në zonën e njohur si Malësia e Dajtit.
Në zonën e Qafë Mollës kamera e Report Tv ka fiksuar disa parcela të filmuara nga ajri. Siç dhe shihni, bimësia është në fazën e saj përfundimtare të pjekjes.