1 ton e 239 kg kanabis ka gjetur policia në banesën e shtetasit Hasan Sula në Rinas, teksa në pranga veç tij ka rënë edhe bashkëshortja, Merita Sula. Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e çiftit, ndërsa në pamjet e publikuara nga policia duket sasia e lëndës narkotike të sekuestruar.
Lënda narkotike ishte ndarë 170 thasë me sistem vakumi, ndërsa policia gjeti dhe një pushke si edhe 25 fishekë. Report Tv sjell pamjet e operacionit të policisë, teksa duket se papafingo e banesës së Hasan Sulës, e cila ishte kthyer në një hambar drogë. Dyshimet paraprake janë se lënda narkotike vetëm ruhej në banesën e familjes se Hasan Sulës dhe se ajo ishte grumbulluar në zonat e Fushë-Krujës. Hasan Sula punonte si roje, e shoqja merita është e papunë, një prej djemve i papunë, ndërsa tjetri punon si shofer.