Report TV - Ish-pronarët, Venecia shprehet më 14-15 tetor për ligjin e ri

Report TV 2016-09-27

Views 0

Të interesuarit për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave duhet të presin opinionin e Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Evropës, për të mësuar për fatin e ligjit të ri, të miratuar me votat e mazhorancës aktuale.

Ky Komision ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i ka dërguar për interpretim që në kuajin korrik ligjin përkatës, që u kthye nga presidenti Nishani, por që tashmë ka hyrë në fuqi, pasi Kuvendi refuzoi të marrë parasysh vërejtjet e tij. Më pas, ka qenë opozita politike, vetë presidenti i Republikës, si dhe një numër shoqatash të ish-pronarëve, që kanë marrë veç e veç nismën për t?iu drejtuar Kushtetueses, duke kërkuar shfuqizimin e neneve të caktuara të tij.

Share This Video


Download

  
Report form