http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është ende herët për të parë efektin që ligji kundër duhanit në ambientet e mbyllura publike do të ketë efekt në një qytet të ftohtë si Korça. Kjo pasi moti i ngrohtë vijon tu mundësojë duhanpirësve qëndrimin jashtë në lokale. Për ata që nuk e konsumojnë cigaren ndalimi i pirjes brenda lokaleve shihet si një hap pozitiv. Por, nga ana tjetër ata thonë se e kanë të vështirë të denoncojnë shkelësit e ligjit përmes numrit të telefonit të vënë në dispozicion nga ministria e shëndetësisë. Administratorët e lokaleve mendojnë se mos lejimi i pirjes së duhanit në lokale të mbyllura do të ketë ndikim në xhiron e tyre, ndaj kërkojnë që ligji të mundësojë edhe ambiente të brendshme për duhanpirësit. Megjithatë vetëm pak kohë nga hyrja në fuqi e ligjit situata duket se është nën kontroll për drejtorin rajonal të shëndetësisë në Korçë. Në të gjitha qytetet e vendit inspektorët e shëndetësisë vijojnë fushatat sensibilizuese dhe informuese për njohjen dhe efektet e ligjit të ri kundër duhanit.