Ashpërsimi i masave për respektimin e normave të qarkullimit rrugor ka sjellë për pasojë heqjen e pikëve si dhe pezullimin e patentave për një numër të madh drejtuesish mjetesh.
Shkëlqim Gruda, Kreu i Departamentit të Drejtuesve të Mjeteve, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, thotë se deri tani u janë zbritur pikët nga patentat 12,700 shoferëve, ndërkohë që janë bllokuar 139 patenta.