Report TV - Grabitja në Rinas, Prokuroria: Ja shkeljet e 5 të arrestuarve

Report TV 2016-07-17

Views 8

Mungesa e monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportin Nënë Tereza, futja e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënia hap e dyerve të blindit deri në kasafortën e parave i kanë mundësuar tre grabitësve marrjen e 995 mijë eurove dy ditë më parë në pistën e avionëve.

Është ky konkluzioni i hetimeve të Prokurorisë e cila sqaron përgjegjësit e 5 personave të ndaluar.

Arben Karafili, shef i stacionit të kompanisë ?ICTS Albania? pranë aeroportit Nënën Tereza. Megjithëse në detyrat e tij funksionale ka kontrollin e gjendjes së sigurisë së aeroportit dhe marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar depërtimin e autorëve të ngjarjes me automjet në portën e karburnateve BP, edhe pse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.

Nga ana tjetër, sipas prokurorisë, agjentët e patrullës së kompanisë koncensionare Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyre të kontrollojnë perimetrin e aeroportit, nuk kanë kryer detyrat e tyre për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar mbi çdo lëvizje.

Sipas veprimeve hetimore nuk evidentohet nga këta persona që të kenë kryer ndonjë veprim aktiv për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurinë e aeroportit.

Ndërsa sa i përket Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla sipas organit të akuzës, ai ka pasur si detyrë kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës së nënshkruar me firmë ICST Albania.

Share This Video


Download

  
Report form