Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot fazën gjysmëfinale të FRESSH Voice, në Pallatin e Kongresve. Kreu i PS vlerësoi iniciuesit e kësaj gare, jurinë, Pandeli Majko, Elisa Spiropali dhe Arlinda Dudaj, ndërsa theksoi se FRESSH Voice mbetet një projekt i rëndësishëm politik për të ardhmen e Partisë Socilaliste.
Gjatë këtij takimi Rama iu drejtua të rinjve FRESSH-istë se pika e referimit për të ardhmen e tyre politike, mbetet një nga deputetët më jetëgjatë në radhët e PS, ish-kryetari i FRESSH, Pandeli Majko. Rama iu drejtua me batuta Majkos, duke theksuar se pavarësisht nga zbardhja e flokëve, ai mbetet pikë referimi për brezat e ardhshëm në PS..